Ndër emrat më të përfolur si pjesëmarrës në spektaklin ‘Dance with Me’ ishte edhe Noizy. Lajmi se ishin në bisedime produksioni dhe reperi u bë publik edhe nga mediat shqiptare.
Por duket se gjithë këto tentime për herë të dytë që Rigelsi të jetë pjesë e kastit të spektaklit rezultuan të kota pasi në momentet e fundit, ai i ka thënë JO pjesëmarrjes. E gjithë kjo shkaku i impenjimeve të shumëta të reperit me koncerte dhe projekte muzikore.
Siç raporton IMA, madje edhe ishte menduar partnerja në kërcim, Ingrid Gjoni. Tani kur planet kanë ndryshuar mbetet të shihet se çfarë kombinimesh do të bëjë produksioni pasi edhe koha është e shkurtër sepse ‘Dance with Me’ nis me 21 shtator. /Prive.al/