Zbulohen emrat e VIP-ave që do jenë pjesë e programit të Arbanës

By

Rikthimi në ekran i Arbana Osmanit ka qenë nën vëmendjen e mediave për shumë arsye. Së pari, shkëputja u konsiderua si shumë e gjatë dhe së dyti, një mori thashethemesh qarkulluan për faktin se gjoja njërës ndër fytyrave më të dashura të ekranit nuk po i lihet hapësirë në Top Channel.

Megjithatë, fatmirësisht Arbana do rikthehet së shpejti me versionin shqip të patentës ndërkombëtare ‘I can do that’ ku përfshihen 8 personazhe të famshëm të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk i përket kompetencave të tyre por me bindjen se secili “mund ta bëj atë!”.

Në mediat shqiptare janë zbuluar pesë prej tyre të cilët janë Soni Malaj, Hueyda El Saied, këngëtari Land Hysi, aktorja Olta Gixhari dhe këngëtarja Marsela Çibukaj teksa emrat e tjerë nuk janë zbuluar ende. U përfol edhe pjesëmarrja e Adelës nga Big Brother 2 por një gjë e tillë u mohua.

Mendohet që ‘Në një javë’ të startojë të shtunën e ardhshme pas disa shtyerjeve të vazhdueshme shkaku i punimeve në skenografinë e programit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm