Pak ditë më parë, reperi Noizy paralajmëroi një tjetër koncert këtë vit në zemër të Tiranës.
Suksesi i madh, atmosfera elektrizuese dhe masa prej dhjetëra mijëra njerëzish verën e kaluar e shtynë reperin të mendojë sërish një organizim të tillë.
Por, duket se vera e 2018-tës do e gjejë Noizyn në një organizim edhe më serioz.
Këtë e ka lënë të kuptohet me një foto krah Erion Veliajt, kreut të Tiranës ku ka premtuar se organizimi i sivjetmë do jetë ‘më madhështor’.
Teksa na mbetet të presim çdo bëhet, s’na mbetet gjë pos t’i urojmë suksese Noizyt dhe gjithë atyre që do merren me këtë koncert gjigand. /Prive.al