Nisën bashkëpunimin para vetëm dy muajve me lançimin e këngës ‘Lej foret’.
Duket se suksesi i këtij krijimi muzikor i ka lënë shije të mirë reperëve Noizy dhe Seven Saraqi dhe për këtë arsye kanë vendosur që t’i bashkojnë forcat sërish.
Dyshja sapo ka lançuar projektin e ri të titulluar ‘Si me kon zezake’. Kjo këngë me ritme verore është shkruar nga vetë reperët kurse vulën e producentit e mban DJ Aboom.
Ndryshe, reperi që jeton në Amerikë ka kohë që shihet i afërm me label-in e Noizyt sepse përpos dueteve me liderin e OTR, ai është përfshirë edhe në realizimin e këngës ‘Gangsta Love’ që do publikohet së shpejti. /Prive.al/
https://www.youtube.com/watch?v=PhjQtdcU43w