Njomza Aliu po i mungon pasditeve tuaja për këtë arsye të fortë

By

Programi ‘Ora e Pasdites’ në kuadër të riformatimit të skemës programore në Klan Kosova është më afër jush, çdo ditë nga ora 16:35 duke mbushur pasditet tuaja me informacion të dobishëm e personazhe interesante.

Mirëpo, tash e disa javë është vërejtur mungesa e prezantueses dhe autores Njomza Aliu e cila për një gjë të tillë duket se ka arsye të fortë.

Aliu është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe në një kohë kur pandemia e COVID-19 ka kapluar botën, shkëputja për një kohë nga ekrani duke qëndruar në shtëpi, pa dyshim se është opsioni më i sigurt si preventivë ndaj virusit.

Por prezantuesja që na shoqëron tash e një kohë të gjatë pasditeve tona mësohet se nuk do të mungojë gjatë dhe do rikthehet së shpejti në formatin tuaj të dashur duke qenë pranë të gjithë atyre që e ndjekin për kaq vite.

Deri atëherë, s’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë Njomzës shtatzëni të lehtë për periudhën e mbetur deri në fund të saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm