Njihuni me të: Leonora, mrekullia shqiptare e grimit permanent (FOTO)

By

Në kohët ku po jetojmë, shqiptarët po na bëjnë krenarë në çdo fushë. E tillë është edhe Leonora Reshani, një artiste shqiptare që jeton në Zvicër e që është njëshi për shërbimet që i ofron.

Ajo realizon grimin permanent, të bën të zgjohesh i bukur. Reshani që jeton e punon në Zvicër, është e specializuar në grimin që qëndron gjatë në fytyrë, dhe që të bën të dukesh më i freskët edhe nëse sapo ke dalë nga dushi.

Si një sipërmarrëse e suksesshme, Leonora ka arritur të ndërtojë brendin e saj
‘Swisscolor’ që ofron shërbime të permanent make-up në vetulla e pigmentim të buzëve.

Krahas shërbimeve që ofron, Leonora është shndërruar në pikë reference edhe si trajnere nëpër të cilën kalojnë shumë aspirantë të fushës që duan të ndjekin rrugën e saj.

Leonorën, e cila përbën shqiptaren e vetme trajnere në atë që njihet si grim permenant mund ta ndjekim bashkë me punën e saj në rrjetin social Instagram, aty ku bën namin e ku ka pothuajse njëqind mijë ndjekës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm