Njihuni me dy serialet shqiptare që nisin këtë vjeshtë në ekran

By

Seriale turke? Seriale latine? Do të ngjajnë tërësisht në një koncept të tejkaluar, sidomos këtë sezon televiziv që po vjen me risi!

Rastësi apo jo, në periudhën shtator-tetor do të nisin paralelisht dy seriale shqiptare, një zhanër ky i lëvruar goxha më rrallë me theks të veçantë viteve të fundit.

Dihet se prej kohësh, Dalina Buzi, drejtuese e Anabel i ka njoftuar ndjekësit sa i përket serialit “Snob” që do jetë “teen drama” e parë shqiptare, ndërthurje e ngjarjeve drithëruese që krijohen nga fama, pasuria, dashuria, intrigat. Puna intenzive ka mbaruar. Gjithçka gati!

Tashmë është zyrtare se përpos platformave online, “Snob” do të transmetohet edhe në ekranin e Top Channel.

Kjo është lënë të kuptohet nga promoja paralajmëruese, si kurorëzim i një pune kolosale prej kohësh.

Por “Snob” nuk do jetë i vetmi serial në ekran këtë vjeshtë.

Nga muaji qershor po vazhdojnë xhirimet e “Humans of Tirana”, projekt ky që mban vulën e Ermal Mamaqit me një kast aktorësh dhe ekip realizues të dëshmuar.

Ndonëse ende nuk është zyrtare, besohet se “HOT” do të transmetohet në TV Klan.

Dy seriale, dy zhanre të ndryshëm, dy opsione për të parë diçka ndryshe në ekran dhe një garë e vetme për të fituar zemrën e publikut! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm