Kanë një vit të martuar dhe janë shumë të fokusuar në karrierën e tyre.
Të dy kanë nisur punën në një televizion të ri duke lënë prapa projektet që kishin në televizionet tjera dhe ajo që u mungon është rritja e familjes.
Këngëtarja Orinda Huta dhe moderatori Turjan Hyska, vitin e kaluar organizuan një dasmë përrallore por dyshja vazhdojnë ta kenë ende vetëm njëri tjetrin në botë.
Personazh i rubrikës “50-të pyetje me” – Oringa Huta ka rrëfyer se kur do të bëhet nënë.
“Kur ta ketë shkruar i madhi zot”, ka thënë Orinda, duke na bërë të kuptojmë se një gjë të tillë nuk po e planifikon ende. /Prive.al