Listës së shqiptarëve që arrijnë të sigurojnë role të rëndësishme në filmat dhe serialet amerikane i është shtuar edhe një tjetër emër.
Fjala është për Genc Jakupin, shqiptarin nga Kosova që tash e disa vite jeton përtej oqeanit ku edhe ka nisur karrierën e tij si artist.
Genci ka siguruar rol në filmin ‘Bleed for this’ ku luan një menaxher të bokserit Vinny Pazienza në krijimin kinematografik që bazohet në një ngjarje të vërtetë.
‘Bleed for this’ që sapo ka dalë në kinematë amerikane ka marrë tejet kritika pozitive në faqe të ndryshme që vlerësojnë filma mes tjerash edhe duke e konsideruar si të denjë për garim në Oscar. /PRive.al/