Mjeshtër i transformimeve: Christian Bale humb shumë peshë për rolin e ri

By

Aktori i famshëm amerikan Christian Bale, zyrtarisht ka nisur xhirimet e filmit të tij të ri Ford v. Ferrari dhe tashmë kanë dalë imazhet e para nga seti i xhirimeve.

44 vjeçari, ylli i filmit Batman – The Dark Knight, është parë tejet i dobët gjatë një skene xhirime të Premten në Los Angeles.

Christian njihet për shtim në peshë e po ashtu edhe humbje drastike të peshës për disa prej roleve të tij. Së fundmi, ai kishte shtuar shumë në peshë për rolin e tij si Dick Cheney për filmin Backseat.

Image result for christian bale backseat weight gain

Ndërsa filmi i radhës Ford v. Ferrari, e tregon historinë e vërtetë të betejës në mes Ford dhe Ferrari për të fituar garën Le Mans në vitin 1966.

Në këtë film, po ashtu luan edhe Matt Damon si Carrol Shelby, inxhinierin egocentrik i cili dizajnon makinën e Fordit për garën e Le Mans, ndërsa Christian luan rolin e Ken Miles, shoferit që e vozit këtë veturë. /Prive.al

christian bale sports slimmed down figure in first ford v ferrari on set photos 064127400

Artikuj të ngjashëm