Falë bukurisë së saj kishte arritur që mbi dy dekada më parë të zgjidhet si më e bukura e Kosovës duke hapur kështu shtigje të pashkelura në shoqërinë kosovare të viteve të 90-ta.
Që prej atij momenti, falë edhe përvojës së fituar, Afërdita Paqarada u shndërrua në një pikë reference për gjininë e bukur që aspironin të ndiqnin një rrugëtim të ngjashëm.
Pavarësisht nga këto fakte, duket se ikona e bukurisë ka gjetur pjesë të vetes së saj për t’u korigjuar.
Prive mëson nga burime të sigurta se Afërdita ditëve të fundit i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal jo të lehtë në hundë. Informacionet përputhen edhe me ‘pauzimin’ në rrjete sociale të Paqaradës që deri sot nuk ka postuar imazhe për mbi një javë.
Fotoja e publikuar sot përkrah vajzës së saj, tregon dallimet megjithëse jo të plota shkaku i filterit të Snapchat që bën të ketë ndryshime në formën e fytyrës.
Se a ka pasur nevojë Afërdita për një intervenim të tillë, iu mbetet juve ta vlerësoni përmes imazheve më poshtë të Missit të parë kosovar sot, dhe kolazhit ndër vite. /Prive.al/