Mungesa e postimeve të përbashkëta për një kohë shqetësoi fansat e Nora Istrefit dhe Robert Berishës.
Dhjetëra artikuj çdo ditë vërshuan mediat me thashetheme për kriza dhe ndarje që nga çifti mohoheshin publikisht por nuk është se demantoheshin me foto apo diçka të ngjajshme.
E nëse për një kohë, Nora është treguar mjaft e rezervuar në imazhe duket se tashmë me ardhjen e verës e ka ‘lëshuar’ dorën duke postuar vazhdimisht momente nga privatësia.
Pas videos së dy ditëve më parë ku Renée qeshte me shpirt me shakatë e babait, këngëtarja ka ndarë një tjetër moment të ditës kur baba e bijë shihen në pishinë teksa shijojnë motin me diell dhe temperaturat e larta që mbizotëruan sot.
Kjo video është një tjetër lëvizje e çiftit drejt shuarjes së spekulimeve që lindën pasi për një kohë nuk u panë duke kaluar kohë publikisht me njëri-tjetrin. /Prive.al/