Ka dy muaj që ka publikuar produksionin muzikor “Το Κάτι Που Έχεις” që në shqip ka kuptimin “Ti ke diçka”.
Është fjala për Eleni Foureira e cila në çdo këngë shijon një sukses të madh në shtetin grek.
Duke mos bërë shumë pauza, artistja ka realizuar edhe një tjetër projekt e për këtë ka treguar në llogarinë e saj në Instagram.
Përmes një fotografi ku shihet me kurorë, ajo ka zbuluar vetëm se klipi i ri vjen së shpejti duke mos dhënë as më të voglin detaj për të.
Se çfarë ka ‘gatuar’ këtë herë Eleni mbetet ta shijojnë në ditën e lançimit./Prive.al