Pritet tash e një kohë të gjatë nga fansat e reperëve që pëlqejnë muzikën e labelit PINT.
Për të plasuar një produkt final i cili përmbush kushtet, albumi i ri i grupit PINT ka marrë shumë kohë por tashmë është duket se pritja është në fazën e fundit.
Kjo për faktin se shumica e punëve kanë përfunduar megjithëse ende nuk ka një datë fikse për lançim.
Prive mëson se bëhet fjalë për një projekt tejet voluminoz me rreth 24 këngë dhe dy CD.
Këto premisa i japin albumit të ri të PINT titullin e një prej produkteve diskografike më të veçanta që njeh shqiptaria.
Një gjë dihet që tani, fansat do e pëlqejnë shumë këtë ‘dhuratë nga grupi. /PRIVE.AL/