Bleona, ikona ndërkombëtare e popit, artiste dhe aktore multilinguale dhe fituese e shumë çmimeve, ka bashkuar forcat me Taryn Brown + Company për të ndjekur projektet e brendimit, promovimeve dhe argëtimit shkruan Yahoo!.
“Bleona është një artiste e pavarur e vetë-bërë, e cila është ngritur në famë me vokalin e saj të fuqishëm, sharmin dhe personalitetin ‘Diva”, ” tha Taryn Brown, drejtori kryesor, Taryn Brown + Company.
“Jemi të ngazëllyer për partneritetin tonë me Bleona dhe shpresojmë të krijojmë nisma kryesore nënshkrimi me markat e korporatave, entitetet argëtuese dhe marketingjet tjera që ofrojnë mundësi promovuese.”