Tashmë, Besa Kokëdhima e ka shndërruar në traditë që projekteve muzikore t’iu paraprijë me sete fotografike. Siç veproi gjatë muajve të nxehtë, njejtë ka vendosur të bëjë edhe tani.
Në llogarinë e saj në Instagram, Besa po paralajmëron këngën e saj të re me foto të realizuara nga fotografi Eugenio Qose me të cilin ka punuar edhe paraprakisht.
Për styling-un, këngëtarja po bashkëpunon me Armina Mevlanin. Në imazhet e postuara ajo duket me të vërtetë e ëmbël teksa kënga e saj e re që publikohet shumë shpejt mban titullin ‘Sugarbabe’.
Kujtojmë se projekti i fundit ishte ‘All in’, i lançuar në fillim të muajit Gusht. /Prive.al/