Dafina Eshrefi është një emër i ri në botën e muzikës por që premton shumë. Ajo me talentin dhe dashurinë ndaj muzikës, arriti të hyj në garën për këngën përfaqësuese të Zvicrës në “Eurosong 2015” me këngën “RED”.
Teksti është shkruar nga vetë këngëtarja kurse orkestrimi i është besuar mjeshtrit Florent Boshnjaku, i cili ka orkestruar edhe këngën “Suus” të Rona Nishliut që deri më tani paraqet suksesin më të madh të Shqipërisë në këtë kontest.
Nga e hëna, me 2 nëntor deri me 16 nëntor, numërohen klikimet qe i bëni kësaj kënge, numri i tyre si dhe votimi i jurisë profesionale.
Këto tre komponente vendosin se a do te hyj kënga në finale, prandaj për ta përkrahur kantaautoren e re me prejardhje nga Prishtina, nevojiten votat e tona në faqen e SRF
http://esc.srf.ch/de/dafina-eshrefi-0?sorting=count
Çdo votë e afron zërin e Dafinës tonë drejt finales e suksesit në shtetin helvetik. /Prive.al/