Koncertet e turneut të Taylor Swift në Vjenë dhe Austri, janë anuluar pasi zyrtarët qeveritarë konfirmuan një komplot të dyshuar terrorist të lidhur me ISIS për të sulmuar ngjarje të mëdha.
“Me konfirmimin nga zyrtarët e qeverisë për një sulm të planifikuar terrorist në stadiumin Ernst Happel, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anulojmë tre shfaqjet e planifikuara për sigurinë e të gjithëve,” tha Barracuda Music, organizatori i koncerteve.
Njoftimi erdhi menjëherë pasi dy ekstremistë të dyshuar u arrestuan në Austri të mërkurën, njëri prej të cilëve duket se po planifikonte një sulm në një ngjarje të madhe në zonën e Vjenës, siç janë koncertet e Swift gjatë fundjavës, thanë autoritetet.
Xhihadisti 19-vjeçar i cili u arrestua të mërkurën në Austri me akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist në një nga tre koncertet që Taylor Swift do të luante sot, është nga Maqedonia e Veriut.
Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë arrestimi.
Sipas të njëjtit burim, familja e 19-vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, por janë me origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri.
Kujtojmë se xhihadisti që kreu një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, duke rezultuar në katër të vdekur dhe 23 të plagosur .
Tutje sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët.