Justin Bieber u rikthye në këtë fillim vit me një projekt të ri, i pari pas tre vitesh mungesë.
Kënga ‘Yummy’, pjesë e albumit të patitulluar ende të artistit të njohur erdhi pa videoklip por vetëm me tekst.
E duket se në këtë projekt, të parin pas tre vitesh ka dorë shqiptari.
Animacionet e videos shoqëruese të këngës, siç përmendet në përshkrim janë punuar nga Arben Vllasaliu.
Vllasaliu është artist vizual nga Kosova që veprimtarinë e tij e zhvillon edhe jsahtë vendit e që me punën e tij është i radhës që depërton me një sukses të pakontestueshëm në arenën globale.
Ndryshe, kënga ‘Yummy’ në minutat e parë nga publikimi është konsideruar nga kritikët si ‘rikthimi i cili na mungonte tash e një kohë nga këngëtari’. /Prive.al