Projektet e Noizyt të njëpasnjëshme, reperi publikon “Toto”

By

Është një këngë tipike verore, që iu këndohet vajzave, pijes e festave.

Kjo këngë e reperit Noizy në bashkëpunim me Raf Camora, vjen menjëherë pasi reperi lansoi këngën “Drejt Suksesit” me këngëtarin Alban Skënderaj.

Në klipin e këngës Toto, reperi ka mbledhur vajza tejet ekzotike, ndërsa pjesa e reperit Raf Camora është në gjuhën gjermane.

Nga një kërkim i thjeshtë i ekipit të Prive, del që “Toto” në latinisht do të thotë “të gjitha”, ndërsa e përshtatur në tekstin shqip, refreni i Noizyt do të thotë “ajo mi dha të gjitha”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm