Modelja e famshme jashtë trevave shqiptare, Angela Martini mbetet një ndër emrat më të kërkuar në fushën e modelimit.
Ajo njihet për bukurinë e saj dhe format e trupit pothuajse të përsosura. E megjithatë kohë pas kohe gjendet edhe në shënjestër të mediave për thashethemet mbi lidhjet e dashurisë ku u përfol edhe lidhja e saj me reperin kosovar Ledri Vula por që u mohua nga ana e modeles.
Atë e gjejmë aktive edhe nëpër rrjete sociale vazhdimisht. Kësaj here ajo ka vendosur të prezantojë nënën e saj përmes një fotografie të postuar në profiln e saj në Instagram, duke na bërë të kuptojmë se bukuria është trashëguese./prive.al/