Më 19 korrik, Fjolla Morina u arrestua në Prishtinë e cila ndodhej prej muajsh në arrati.
Gjithçka nisi me datë 19 shtator, kur ajo së pari u ndalu në pikën kufitare në Morinë, ndalesë kjo që u pasua edhe me arrestimin e këngëtares.
Këngëtarja po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete.
Siç bëhet e ditur nga ana e policisë shqiptare, këngëtarja ishte duke udhëtuar me veturën e tipit “Audi”, së bashku me F.M dhe F.S., gjatë kontrollit në çantën e dorës i është gjetur dhe sekuestruar një armë “Zoraki” me 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kjo edhe për shkak se ajo shoqërohej nga dy persona të tjerë shtetas kosovar, 29-vjeçar secili.
Të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, ku iu vendos edhe masa arrest shtëpiak.
Gjatë kësaj kohe, një nga burrat që po shoqëronte këngëtaren u kuptua se ishte edhe i dashuri i saj, Fisnik Syla.
Në fund të janarit, policia arriti në shtëpinë e Morinës në Kukës për të bërë kontroll rutinor por nuk e gjeti duke e shpallur në kërkim.
Ndërkohë, këngëtarja dhe tani bashkëshorti i saj, po shijonin pushime luksoze. Ata udhëtuan për në Dubai dhe më pas në Maldive ku edhe u martuan. Detajet nga jeta e saj personale, këngëtarja vazhdonte t’i ndante në rrjetet e saj sociale.
Muaj më vonë, në prill, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me gjashtë vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Me 26 mars, çifti hapën dyert e shtëpisë për kamerat e Prive për të na dhënë më shumë detaje nga jeta e tyre bashkëshortore.
Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al