Një mëngjes i ëmbël për Andrra Destanin! (FOTO)

By

Familja,  më pas fëmija, janë gjërat që e plotësojnë njeriun familjar si individë dhe hapin një dimension tjetër, të përjetimit dhe emocioneve të gjërave në një mënyrë më ndryshe.

Nëse më parë profilet ishin të mbushur me fotografi  personale gjatë udhëtimeve, me të dashurin, dhe me familjen, për nënat e reja kjo po ndryshon.

Çdo ditë e më shumë fotografitë e aventurave po zënë vendin me fotografitë e fëmijëve.

Kjo ka ndodhur dhe me Andrra Destanin këtë mëngjes. Ajo publikoi një fotografi të birit të saj Ansi.

Ai tashmë është 6 muajsh dhe dalëngadalë po dallohet se kujt po i ngjason më shumë.  Shumë ndjekës të gruas së Sinan Hoxhës, kanë komentuar që Anisi është si Andrra.

Si Andrra apo Sinani fare pak rëndësi, Anisi po shfaqet si një bebe shumë e bukur dhe kombinimi i bukurisë së dy prindërve ka  bërë që fëmija të jetë I sharmantë dhe shumë simpatik. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm