Një mashkull në jetën e Zaiminës?!

By

Që prej daljes nga një lidhje e gjatë, jeta e bukuroshes Zaimina Vasjari ka ndryshuar për 180 gradë.

Nga një vajzë relativisht hermetike, ajo tashmë është shndërruar në një figurë që me paraqitjet e shpeshta në rrjete sociale krijon vazhdimisht lajm.

I rradhës, pas ‘twerk’-ave në veturë,  ishte një shkëmbim i bisedave bërë publikisht me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorit Ardian Fullani i cili ishte ‘joshur’ nga postimet e bukuroshes në vaskë për të bërë diçka të ngjajshme.

Kaq mjaftoi që portalet të shkruajnë mbi një lidhje të mundshme të dyshes.

Megjithatë, asgjë nuk ka konkrete mes Zaiminës dhe Erikut e një fakt të tillë është përkujdesur ta konfirmojë vetë bukuroshja.

Përmes një postimi në Instagram ajo është shprehur e nervozuar me nivelin e lajmeve të portaleve teksa ka konfirmuar se akoma nuk ka ndonjë mashkull misterioz në jetën e saj dhe vazhdon të jetë single, duke shijuar jetën me mikeshat e saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm