Është zhdukur nga jeta publike duke mos publikuar fotografi nga përditshmëria apo duke mos dalur në intervista.
Duket se vetëm shtatzënitë e reja po janë lajm nga ikona e bukurisë, Zana Krasniqi.
Njejtë ka ndodhur edhe sot.
Për të parën herë pas shumë muajsh, Krasniqi ka postuar një fotografi në rrjete sociale ku jep lajmin e madh – se është shtatzënë për të tretën herë.
E rezervuar në detaje mbi gjininë apo momentin e pritjes së ëmbël, Zana është mjaftuar thjesht me një foto ku shfaq barkun e rrumbullakosur.
Shumë urime e i shkoftë mbarë! /Prive.al