Një kërkim falje nga Noizy, i ndodhi e papritura

By

Koncertet janë të shenjta për këngëtarët. Ata i marrin seriozisht dhe mundohen që të japin performanca sa më të mira për publikun që shkon t’i ndjekë live nga skena.

Por nganjëherë jo gjithçka shkon vaj. Këtë fat e ka pasur reperi shqiptar Rigels Rajku, në mbrëmjen e djeshme në Tetovë.

Ai kishte shkuar për të performuar në një disko, mirëpo nuk ka dalë fare para audiencës së tij.

Siç ka thënë Noisy në një deklaratë në profilin e tij në Instagram, ishte jo-serioziteti i pronarëve të këtij klubi që e ka penguar reperin të këndojë atë natë.

“U kërkoj ndjesë të gjithë fansave në Tetovë, që për arsye të menaxhimit jo serioz të “Dicso”, nuk mundëm të performojmë sonte”, ka shkruar Noizy. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm