Ed Sheeran ka treguar se si një këngë e re që ai shkroi për albumin e tij të ri, e ndihmoi atë të përballonte pikëllimin e humbjes së shokut të tij që ndërroi jetë.
Këngëtari, 30 vjeç, u rikthye në skenë të dielën, duke mbajtur një koncert në kishën St John At Hackney në Londër në ndihmë të Suffolk Music Foundation.
Në një video të siguruar nga “The Sun”, këngëtari tregoi se si kënga e tij “Visiting Hours” ka të bëjë me producentin e muzikës Michael Gudinski dhe vajzën e tij Lyra, 16 muajshe.
Duke folur para audiencës, Ed tha se ju përgatiteni për vdekjen e gjyshërve tuaj dhe kjo është pjesë e jetës.
Ai shtoi: “Por me mikun tim Michael ndodhi menjëherë dhe të nesërmen ne nuk po flisnim”.
Kështu që unë e shkrova këtë këngë në një moment të vetmuar ku nuk doja të flisja me askënd për të. Unë e shkrova këtë këngë dhe disi më ndihmoi ta kaloja”.
“Më pas ia luajta familjes së tij dhe ata më thanë ta vendosi në album. Vazhdova të përballesha me njerëz që e kishin dëgjuar këngën dhe e pëlqyen. Kënga dhe ishte super personale për mua, por ata gjetën gjëra që ishin personale për ta”.
Teksti i këngës përfshin vargje ku Ed thotë se do t’i tregojë vajzës së tij Lyrës gjithçka që ka mësuar në jetë, që ka mësuar nga Michael.
“Ne ishim, para së gjithash, miq. Ai ishte një figurë baba dhe mentor për mua, por gjithashtu ne shijuam majat e karrierës sonë së bashku, në vitin 2018 thyem rekordin për më shumë bileta të shitura në një turne në Australi.
“Kur mbaruam turneun e fundit, ai më pyeti se çfarë doja si dhuratë për fundin e turneut. Thashë një statujë prej bronzi me përmasa reale, që të mund të pija një pije gjithmonë me të në shtëpinë time, sepse ai jetonte shumë larg, dhe një vit më vonë, kjo statujë shfaqet”.
Ai shtoi: “Natën që ai vdiç, isha shumë mirënjohës që munda të ndaja verën e tij të preferuar me të dhe t’i them lamtumirë. Dhe do të jem përjetësisht mirënjohës që tani e tutje mund ta bëj këtë çdo natë”.
Producenti i i muzikës Miachael, formoi kompaninë diskografike Mushroom Records në vetëm 20 vjeç, dhe vazhdoi të nënshkruajë dhe të nisë karrierën e artistëve vendas si Kylie Minogue, e cila tani është një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë.
Në vitin 1979, ai themeloi promotorin e koncerteve Frontier Touring dhe qëndroi në krye të tij deri në vdekjen e tij.