Modelja Adrola Dushi, ndonëse vetëm 25-së vjeçare, është nënë e një djali katër vjeçar me emrin Troi.
Dushi e cila për momentin me Troin jeton në Amerikë, muaj më parë kishte rrëfyer për Prive se si një moment me të birin e kishte bërë të qante.
Në intervistën “10-të gjëra që s’i keni ditur për…”, ajo tregon se si djali i saj Troi, është miku më i mirë që ka në jetë.
“Unë kam një mik shumë të shtrenjtë në jetën time dhe ai është djali im Troi. Ai e ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mua. Troi ishte në kopsht dhe i japin një lule të vogël e një buzëqeshje që ia vizatojnë në dorë dhe shkon shumë i lumtur në shtëpi dhe i thotë gjyshes së tij: o nëna shiko çfarë mora sot në kopsht!”
“Më pas Troi ka thënë po sikur mami të merrte një buzëqeshje të madhe e një lule, do isha shumë i lumtur për mamin. Kam qarë kur ma kanë treguar këtë histori. Jam ndjerë shumë keq sepse ai mendon për lumturinë time, e unë nganjëherë harroj lumturinë time. Jam e bekuar që e kam”, ka thënë Adrola, e cila u emocionua edhe gjatë momentit kur e rrëfen historinë për Prive. /Prive.al