Me vite të tëra ata përbëjnë një ndër çiftet më të pëlqyera shqiptare.
Me historinë e tyre, dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë ‘vjedhur’ zemrat e shumëkujt.
Megjithëse kanë vite së bashku, çifti duke dashur që gjithçka të rrjedh me kohën dhe ngadalë, i kanë bërë gjërat me rend.
Duket se tashmë ka ardhur momenti për një shtëpi të përbashkët dhe kjo është treguar në pak sekonda nga vetë Xhensila në rrjete sociale.
Shtëpia ka ende punë për t’u përfunduar por mësohet se gjithçka do të konkretizohet brenda këtij viti. /PRIVE.AL/