Së fundmi, Adrola Dushi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, përmes opsionit, ku ndjekësit mund t’i dërgojnë pyetje, përgjigjet e të cilave ajo do duhej t’i publikonte.
Ndërsa kur u pyet se cila ka qenë dëshira më e madhe që ka realizuar gjatë këtij viti, Adrola u përgjigj se ajo më në fund gjeti veten.
“Pas disa vitesh goxha të trazuara në jetën time dhe që shpesh jam ndjerë sikur kam humbur veten, më në fund kam arritur ta rishoh veten në pasqyrë me dashuri dhe respekt”. /Prive.al