Nivel hollivudian! Kaq mund të themi për videoklipin e ri të Capital T

By

Artisti, që në fillim të këtij muaji, zbuloi edhe pjesën e dytë të albumit të tij “Skultpure”, nuk ka ndalur punën.

Para pak kohësh, ai zbuloi se kënga e re që do të lansojë, do i kushtohet nënës së tij dhe mban titullin “Fjalët e nanës”.

“Njo prej kangve t’zemrës qe ja kom kushtu të shtrenjtës nanë • Video se shpejti…”, shkroi ai nën një fotograif ku shihej në bankat shkollore.

E sa i përket klipin për të cilin nuk ka ndarë shumë detaje, artisti na lajmëron se do të jetë një nivel tjetër, më saktë, nivel hollivudian.

Meqenëse kënga trajton një temë të ndjeshme dhe të përzemërt për këdo, fansat mezi presin të shohin edhe përgatitjen vizualë të projektit të ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm