Seriali ‘Kafeneja jonë’ ndër më të pëlqyerit e të ndjekurit në historinë televizive kosovare po rikthehet në një variant unik.
Si prodhim i CMB dhe Gjirafa.com ku edhe do të transmetohet seriali, risitë duket se do jenë të pandashme.
Së fundmi kanë nisur edhe xhirimet e një episodi që i paraprin rikthimit.
Në videot e ndara në Gjirafa.com, aktorja Teuta Krasniqi shprehet e emocionuar për rinisjen e serialit që i kujton fillesat para më shumë se një dekade.
Energjia dhe vullneti sipas Teutës janë të dyfishuara tek stafi. Sekuenca nga nisja e xhirimeve mund të ndiqni KËTU. /PRIVE.AL/