Niseni vitin 2020 me stil, ide si të visheni natën e Vitit të Ri

By

Niseni vitin 2020 me stil!

Nga bluzat e ngjitura me pantollona plot shkëlqim deri te fustanet elegante shumë klasike, më poshtë po ju sjellim disa ide se si të visheni për festën e Vitit të Ri.

Pavarësisht se a planifikoni që natën e ndërrimit të motmoteve ta kaloni në një festë të qetë në shtëpi, në një ‘party’ shumë të zhurmshme mes miqsh apo në festën në qytet, ju do të gjeni gjithçka që ju duhet për këtë natë me plot ngjyra.

Shiheni koleksionin e mëposhtëm dhe zgjidheni veshjen tuaj të preferuar…gjithsesi se mes shkëlqimit të dekorimeve shumëngjyrëshe atë natë, ju do të merrni gjithë vëmendjen.

Bluzë me një krahë të hapur e ngjitur me pantollona

Minifund i ngushtë me material me xixa

Fustan me material nga kadifeja

Fustan me krahët e lëshuar

Fustan me krahë të gjatë me material shkëlqyes

Bluzë pa krahë e ngjitur me pantollona

Bluzë me mëngë të fryra

Kostum [pantollona të drejta] me material nga kadifeja

Fustan me shumë palë

Fustan elegant me gjatësi mesatare

Fustan me krahë të gjatë dhe me hapjen e jakës V – nga materiali i kadifesë

Fustan pa krahë me dizajn të lëkurës së kafshëve

Fustan elegant i ngushtë

Fustan i shkurtër me shumë shkëlqim

Pantollona të gjera me shkëlqim

Fustan i ngushtë me një krahë dhe hapje shumë të gjerë anash këmbëve

Artikuj të ngjashëm