Në skenën muzikore hyri furishëm falë tipit interesant që mungonte si personazh tek ne.
Pas disa projekteve muzikore në varg të cilat rezultuan të suksesshme, ashtu siç erdhi, furishëm dhe papritmas, Gjira Kajtazi në të njejtën mënyrë edhe u zhduk nga aktiviteti në karrierë.
Shumë u përfol për distancimin e saj nga muzika por, me paralajmërimet e fundit, këngëtarja me banim në Gjermani ka shuar gjitha dilemat.
Ajo po rikthehet të premten, me projektin e ri ‘Leje pas’ të cilin e ka realizuar në bashkëpunim edhe me motrën e saj që ka pasur vullnetin t’ia realizojë Gjirës videoklipin pak javë pas lindjes së vajzës së dytë.
A do t’ia arrijë të bëjë zhurmë dhe të fitojë vëmendje ky projekt siç ndodh zakonisht me këngët e Gjirës?! Kjo mbetet të dëshmohet pas dy ditëve. /Prive.al/