Ndodh edhe një fejesë e famshme…

By

Eddie Murphy është fejuar me të dashurën e tij Paige Butcher, transmeton Klan Kosova.

Lajmin e konfirmoi përfaqësuesi i aktorit për Page Six të premten.

Butcher 39-vjeçare u pa me një unazë gjigante në gisht, të hënën.

Çifti i cili është bashkë që nga viti 2012, konfirmoi muajin e kaluar se është në pritje të fëmijës së dytë së bashku.

Murphy dhe Butcher janë prindër të një vajze dyvjeçare me emrin Izzy e cila ka lindur në maj të vitit 2016.

Ky do të jetë fëmija i dhjetë për aktorin 57-vjeçar.

Ai ka pesë fëmijë nga martesa e tij e parë me Nicole Murphy, një fëmijë me Tamara Hood, Paultette McNeely dhe Mel B.

Artikuj të ngjashëm