U bë gati një vit nga projekti i fundit i Baby G.
Por, këngëtarja ndonëse nuk ka bërë shumë zhurmë publikisht, nuk do të thotë që nuk ka punuar.
View this post on Instagram
Në prapaskenë, ajo ka bërë gati një varg projektesh të reja muzikore të cilat do të shohin shumë shpejt dritën e publikimit.
Një prej tyre, jo më larg se këtë fundjavë.
Burime të Prive.al kanë kuptuar se të Dielën, Baby G do të publikojë këngën e re.
Projekti do të jetë solo dhe do të shënojë rikthimin e shumëpritur në muzikë, nga e cila duket se tani e tutje, Baby G nuk e ka ndërmend të ndahet me shkëputje të gjata, siç ka bërë këto kohë.
Neve na mbetet të presim. Gjithë sy e veshë për këngën e re! /Prive.al