U shndërruan në kryetemë të javës befasishëm me interesin e madh të publikut i cili ishte tejet kurioz për të kuptuar detajet.
Dasma e djalit të Shyhrete Behlulit, Kushtrimit përfundoi dhe tashmë rradhën e ka diçka tjetër, siç edhe e do rendi.
Pasi pushuan pak nga ahengu familjar, çifti Jakupi kanë marrë rrugën drejt një prej resorteve turistike më luksoze në botë – Atlantis The Palms, Dubai ku një natë kushton në vlera prej mijëra eurosh.
Fotot e para nga muaji i mjaltit i ka postuar vetë bukuroshja në rrjete sociale, që kanë pasuar me shumë komente nga ndjekësit që i kanë uruar Kushtrimit dhe Leartës pushim të këndshëm shkruan Prive.al.
Në Dubain përrallor, rrethuar me plot dashur, gjërat nuk kishte se si të jenë ndryshe.
Ndryshe, një material me detaje ekskluzive nga dasma e zhvilluar një javë më parë ju pret sonte me fillim nga ora 19:00 në Prive.