Udhëtimi të lë pa fjalë dhe pastaj të shndërron në një tregues historish.
E kështu po fillon edicioni i ri i “Nd’rrimi i Natës” me Alaudin Hamitin, tani shumë shpejt në nëntor.
Ky edicion i pestë me radhë, Hamitin e gjeti në një nga destinacionet më përrallore dhe historike në botë – në Tajlandë.
E vendosur në Azinë Jugore – Tajlanda është e njohur për ushqimet e mrekullueshme, artet marciale, kulturën, plazhet dhe tempujt e shumë historik.
Emisioni do të sjellë pamje nga provinca e Krabit, që njihet me plazhet më të bukura në botë si Phi Phi Island – edhe nga Maya Beach ku nuk është çudi që krijuesit e filmit ‘The Beach’ ku luan Leonardo DiCaprio zgjodhën këtë plazh në ishullin Phi Phi Ley si vendin ku do ishte parajsa e tyre e humbur.
Jo vetëm bukuri magjepsëse të natyrës, Hamiti do sjell edhe pamje nga jeta e zhurmshme e qyteteve si Bangkok, kultura e ishujve malor si Phuketi, dhe jeta e fshatrave të Khao Lak.
E gjithë këtë aventurë, shëtitje në kulturë do të keni rastin ta përcjellni në edicionin e ri të emisionit, formati i të cilit solli një frymë të re tek publiku.
Nuk është kjo hera e parë që Hamiti niset në destinacione të largëta, që t’i sjellë publikut një larshmëri storjesh në mbështetje me As Travel.
Sezonën e kaluar NIN e mbylli me një shëtitje në Zanzibar regjion i Tanzanisë në Afrikë.
Udhëtimi në Zanzibar ishte pasues i udhëtimit në Mauritius, një ishull i Oqeanit Indian, është i njohur për plazhet, lagunat dhe shkëmbinjtë e saj. /Prive.al