Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë bërë prindër!
Aktorja e bëri të ditur lajmin e lumtur përmes një postimi në Instagram, në të cilin u shpreh: “Jemi të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një foshnje përmes një surrogate. Kërkojmë me respekt privatësinë gjatë kësaj kohe të veçantë, ndërsa fokusohemi te familja jonë”, duke përfunduar postimi, “Faleminderit shumë”.
View this post on Instagram
Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit, çifti i lumtur mori një mori urimesh të pafundme nga miqtë dhe familjarët. Vëllai i Nick, Kevin Jonas ishte një nga të parët që shkroi disa emoji zemre për të kremtuar lajmin e mirë, ndërsa aktorja Lily Singh ishte gjithashtu një nga të parat që ndau fjalët e mbështetjes, duke shkruar, “Po! Mezi pres të përqafoji atë”.
Me kalimin e viteve, çifti i lumtur, të cilët sapo festuan përvjetorin e tretë të martesës dhjetorin e kaluar, janë shprehur se mezi prisnin të zgjeronin familjen.
Në fakt, janarin e kaluar, Priyanka foli për ‘E!’s Daily Pop’ për ëndrrën e çiftit për të pasur fëmijë në të ardhmen, duke shtuar me shaka se ajo donte aq fëmijë sa duhet për “një ekip kriket”.
“Familja është një pjesë e madhe e jetës sime”, tha ajo për E! News. “Ka qenë gjithmonë pjesë e ëndrrave të mia”.