Ngjyra e vitit 2022 është një nuancë e ‘shpikur’

By

Për ngjyrën e tij të vitit 2022, autoriteti global i ngjyrave Pantone ka krijuar për herë të parë një nuancë krejt të re: Pantone 17-3938 Very Peri, një blu vibruese me nuanca të kuqe vjollce.

“Ishte vërtet e rëndësishme për ne që të dilnim me një ngjyrë të re, sepse ne kemi një vizion shumë të ri të botës tani,” tha për CNN drejtoresha ekzekutive e Institutit Pantone Color, Leatrice Eiseman.

Pantone's 2022 Color of the Year is Very Peri, a new shade of blue invented for the occasion. Photo courtesy of the Pantone Color Institute.

Pas mbylljeve të 2020-ës, Pantone zgjodhi dy ngjyra, Grey Ultimate dhe të vrdhën ndricuese, për të përfaqësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e qetë përballë rrethanave të vështira, si dhe optimizmin për të ardhmen.

Very Peri i vitit të ardhshëm simbolizon ndryshimet që po përjeton bota ndërsa ne synojmë të lëvizim përtej izolimit dhe pasigurisë së pandemisë.

Ngjyra është “më e lumtura dhe më e ngrohta nga të gjitha nuancat blu”, duke përzier “besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e blusë me energjinë dhe eksitimin e së kuqes” për të dhënë një “përzierje fuqizuese të risisë” me një “besim të pakujdesshëm dhe një kuriozitet të guximshëm që gjallëron shpirtin tonë krijues”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm