Ngjyra e kuqe shumë i ngjan …

By

Është ikonë e ngjyrës së kuqe. Falë këngës me po të njejtin emër që dikur ia kushtonte i dashuri, Luana Vjollca pa dyshim se është emri i parë që asocion në mendje kur përmendet kjo nuancë.

Sot, prezantuesja ka zgjedhur që të vishet e tëra pikërisht në të kuqe në programin ‘E diell’ kjo ndoshta edhe për faktin e festave të Nëntorit.

Ajo që binte në sy ishte se Luana dukej shumë bukur në dy fustanet e zgjedhura teksa edhe u përkujdes t’i urojë shqiptarët me rastin e festave.

Definitivisht, Adriani ka pasur të drejtë kur këndonte vargjet ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan’. /Prive.al/
luanafull

Artikuj të ngjashëm