Nga pushimet, Gresa ekspozon burrin ‘alergjik’ ndaj fotove

By

Sezonin e verës e ka të mbushur me data koncertesh e ahengjesh familjare.

Por, pa nisur sezoni në kuptimin e tij të plotë të fjalës, këngëtarja Gresa Behluli ka ndarë disa ditë për pushim.

Ajo bashkë me djalin, Diellin dhe bashkëshortin, Lulin po i ‘mbushë’ bateritë në një resort.

Nga ky pushim s’kanë munguar as fotografitë.

Këngëtarja e mirënjohur është shfaqur me djalin, Diellin. Mes tjerash, ajo ka thyer ‘akullin’ duke postuar si rrallë herë, fotografi me bashkëshortin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gressa Behluli (@gressabehluli)

Tashmë dihet se Luli, i angazhuar në biznes nuk i do aspak fotografitë, prandaj këto raste janë të rralla për dikë që synon ta ruajë privatësinë në maksimumin e mundshëm.

Ndryshe, javën që lamë pas, në Prive sollëm një intervistë me Besianën, motrën e Gresës e cila mes tjerash na zbuloi dhëndrrin e preferuar në shtëpi, mes bashkëshortit të saj dhe Gresës.

Nëse iu ka ikur, të plotë intervistën e gjeni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm