Fotot janë shtuar nëpër rrjete sociale me të madhe këto ditë.
Ngritja e temperaturave dhe dyndja drejt plazheve e kanë bërë të veten.
E kur jemi tek postimet, kush më shumë se Beart Rexhepi mund të postojë?
Me linja perfekte trupore, personazhi i njohur i formateve “dating” që është angazhuar edhe si trajner personal fitnessi së fundmi, po e merr të gjithë vëmendjen.
Nga Adriatiku në brigjet e detit Jon, ai po e shijon verën në kuptimin e plotë të fjalës.
Nuk dihet se kush po e shoqëron Beartin por mesa duket, ai ende është në kërkim të partneres ideale.
Përmes rrjeteve sociale, ai na ka treguar më specifikisht preferencat e tij.
“Një burri të vendosur për të ecur përpara i duhet një grua me vizion. Jo një vajzë e vogël që pëlqen të shkojë në festa” – është shprehur Bearti.
A mund ta gjejë një të tillë në kushtet e sotme? Ku i dihet! /Prive.al