Leonora Jakupi, Ledina Çelo, Vullnet Sefaja, Adelin Thaci, Dhurata Dora e Kastriot Tusha, i kënduan me rend këngët e tija, të cilat kanë qenë hite në 50 vjet të karrierës së tij.
Klan Kosova për nder të 50-të vjetorit t karrierës së Fejzullahut, 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 9 vjetorit të themelimit të televizionit, organizoi këtë koncert, ku ftoi këta emra të muzikës shqipe, që të jenë pjesë e festës së trefishtë.
Prive ju sjellë përmes një kronike prapaskenat e koncertit, bashkë me intervistat e këngëtarëve që morën pjesë në këtë ngjarje gala në Klan Kosova.
Ata flasin për përvojën e tyre me këngëtarin Fejzullahu ndër vite dhe emocionin që ua përcolli kjo natë. /Prive.al