Eni Koçi ka treguar në Instagram se si është njohur me tashmë të fejuarin e saj, Genc Prelvukaj.
Ajo madje tregoi se çfarë tha kur e ka parë reperin gjatë turneut të tyre të përbashkët në Amerikë.
Këngëtarja zbuloi për fansat se Genci fillimisht iu duk shumë mendjemadh.
Përveç kësaj, Eni foli edhe për raportin me djalin e Gencit, nga martesa e kaluar.
Artistja shqiptare tha se ka marrëdhënie shumë të mira me të dhe gjithçka shkon mirë kur dashuroni partnerin./Prive.al