Soni Malaj njëra ndër artistet më të talentuara shqiptare, ka mbajtur mbrëmë një koncert recital në Tiranë.
Ajo do i ka kënduar të gjitha këngët e saja ndër vite në Amfiteatrin e Tiranës, e shoqëruar edhe nga reperi kosovar Majk.
Ndërsa javën e kaluar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan, ajo ka rrëfyer se projekti i saj i ri, i ka kushtuar shumë megjithatë një gjë e tillë ia vlen.
Hyrja në koncertin e saj ishte me bileta kurse Malaj, ka publikuar disa nga imazhet e videot e para të koncertit.
Skena ishte magjike, e ajo është paraqitur në binë me një numër të madh balerinësh që e kanë shoqëruar këngëtaren gjatë performancave.