“Shake it” është kënga me të cilën Genta Ismajli e ftuar në projektin e grupit Etnon, e nisi vitin. Por ky produksion muzikor doli përtej parashikimeve e duke ndikuar edhe në planet e artistëve.
22 milionë klikime arsyetojnë faktin pse Genta shtyu këngën e paralajmëruar që do të dilte në Prill.
Por nuk do të ketë më vonesa, Ismajli e cila sapo është kthyer nga pushimet pranë familjes në Amerikë i është përvishur punës.
Përpos turit veror, këto ditë Gentën e gjejnë në sheshxhirim për të finalizuar klipin e saj më të ri. Ky projekt nuk do të vonoj shumë sepse do të jetë çështje ditësh që do të montohet e finalizohet në post produksion për tu hedhur në treg.
Nga burime të afërta Prive mëson se kënga me klip do të jetë e lançuar para datës 15 Korrik.